Një 81-vjeçar është gjetur i pajetë ditën e sotme në banesën e tij në Novoselë.  Dyshohet se i moshuari ka ndërruar jetë prej disa ditësh për shkaqe natyrale.

Nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.  Blutë po punojnë për sqariminin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftim:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, më datë 15.03.2025, rreth orës 13:30, në fshatin Fitore, Novoselë, është gjetur i pajetë në banesën e tij shtetasi H. T., 81 vjeç. Nga të dhënat e para dyshohet se 81-vjeçari ka ndërruar jetë prej disa ditësh për shkaqe natyrale.

Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune, trupi do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjeko-ligjore për përcaktimin e saktë të shkakut dhe kohës së vdekjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb