VLORE – Një anije peshkimi ka lëshuar sinjalin SOS, rreth 2 milje larg bregut të Vlorës, pasi i janë fikur motorët në det të hapur.

Mësohet se një anije e Delta Force është nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes dhe ka bërë të mundur rimorkimin e mjetit që lëshoi alarmin, në bordin e të cilit ndodheshin dy peshkatarë.

Fatmirësisht moti sot ka qenë i qëndrueshëm dhe peshkatarët nuk kanë rrezikuar jetën. Aktualisht mjeti është ankoruar, ndërsa peshkatarët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: