VLORË – Dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë tentuar të grabisin një shtëpi, mbrëmjen e djeshme, në Llakatund të Vlorës. Grabitësit janë pikasur nga familjarët, të cilët janë përleshur me to, në përpjekje për t’i ndaluar.

Dy personat e maskuar më pas kanë përdorur armët, duke plagosur vëllezërit Resmi dhe Dane Torraj. Të plagosurit janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Një prej vëllezërve Resmi Torraj tregon tmerrin e përjetuar. Sipas tij, dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë ardhur në banesë ndërsa të gjithë familjarët ishin në gjumë. Pasi kanë ndjerë zhurma, ata janë ngritur dhe përleshur me ta, por janë qëlluar me pistoletë me silenciator. Resmi Torraj rrëfeu se grabitësit kanë lidhur edhe dy prindërit e tij, që ndodheshin në banesë, duke lënë të shokuar nga ajo që panë, fëmijët e vegjël.

(ar.sh/News24/BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: