VLORE – Policia e Vlorës arrestoi në flagrancë 2 persona, pasi kanë dhunuar fizikisht baballarët e tyre.

Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se në pranga kanë rënë shtetasit Xhejmsi Rapaj, 18 vjeç, dhe Florjan Skënderaj, 24 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Mësohet se 18-vjeçari Rapaj u arrestua në banesën e tij në lagjen “24 Maji”, pasi ka dhunuar me grushta, për motive të dobëta, babain e tij, shtetasin G.R. 54 vjeç.

Ndërsa Florjan Skënderaj, u arrestua në banesën e tij në lagjen “Pavarësia”, pasi ka dhunuar fizikisht babain e tij, shtetasin V.S. 56 vjeç.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve iu dërguan Prokurorisë për veprën penale “Dhunë në familje”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: