Një punonjës i patrullës të përgjithshme me inicialet E.B, duke drejtuar automjetin e policisë, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin F.Sh, i cili u transportua në spital, jashtë rrezikut për jetën.
AMP dhe grupi hetimor janë duke hetuar aksidentin.
“Vlorë/Informacion paraprak
Sot, në bulevardin “Ismail Qemali”, punonjësi i patrullës së përgjithshme E. B., duke drejtuar automjetin e Policisë, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin F. Sh., i cili u transportua në spital jashtë rrezikut për jetën.
Në lidhje me rastin është njoftuar AMP, dhe në bashkëpunim me grupin hetimor po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidenti”, njofton policia.
(Balkanweb)