Policia e Vlorës njofton se këtë pasdite, në rrugën “Sazani”, shtetasi K.H, 61 vjeç, punonjës policie jashtë shërbimit duke drejtuar makinën tip “Benz” ka përplasur një 79-vjeçar.

I moshuari që u përplas nga makina po merr mjekim në spital. AMP ka nisur hetimet.

“Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 17:10, në rrugën “Sazani,” shtetasi K. H., 61 vjeç (punonjës policie jashtë shërbimit), duke drejtuar automjetin tip “Benz,” ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin A. M., 79 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe AMP po kryejnë veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: