VLORË- Pesë persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Selenicë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:35, ndërsa një prej të plagosurve mësohet se është 47-vjeçari Gjergji Bucaj.

Sipas raportimeve të para nga vendi i ngjarjes, mësohet se ka ndodhur një përplasje me armë në një lokal të Selenicës. Dyshohet se 47-vjeçari Bucaj ka pasur një debat të ashpër me të afërmit e bashkëshortes së tij dhe më pas sherri ka degjeneruar në përplasje me armë, duke sjellë plagosjen e pesë personave.

Të plagosurit janë transportuar nga qyteza e Selenicës drejt spitalit të Vlorës, nga ku mësohet se 47-vjeçari Gjergji Bucaj është në gjendje më të rëndë. Në spitalin e Vlorës, aty ku ndodhen të gjithë të plagosurit ka prani të madhe të policisë, për të shmangur konflikte të tjera. Ndërkohë, që kanë nisur hetimet dhe marrja e masave ligjore për personat e përfshirët në konflikt.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb