VLORË

Një makinë është djegur në orët e para të mëngjesit në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se automjeti tip ‘Ford Focus’, me targa AA887NV, në pronësi të Artan Qopekajt, ish-Kapiteni i Kombëtares të Minifutbollit, është dëmtuar plotësisht.

Nga hetimet e deritanishme të policisë, ka dyshime se zjarrëvënia është e qëllimshme. Aktualisht hetimet vijojnë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: