VLORE – Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 25-vjeçar, i cili akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike në konviktet e studentëve.

Burime zyrtare nga policia e Vlorës bëjnë të ditur se në kuadër të operacionit të koduar “Konvikti 2” është arrestuar shtetasi Ardian Velaj, 25 vjeç, banues në Vlorë.

Mësohet se gjatë kontrollit fizik, policia i ka gjetur 25-vjeçarit rreth 14 gramë lëndë narkotike të llojit kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

“Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se shtetasi Ardian Velaj shpërndante lëndë narkotike pranë ambienteve të qytezës “Studenti” Vlorë, menjëherë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij në flagrancë në lagjen “Isa Boletini” brenda ambienteve të qytezës “Studenti”. Gjatë kontrollit fizik që i është bërë këtij shtetasi, Policia ka gjetur të fshehur në trup rreth 14 (gram) lëndë narkotike të llojit kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Sqarojmë se Ardian Velaj, ka qenë i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale, për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.”- thuhet në njoftimin e policisë së Vlorës.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: