VLORE– Policia e Vlorës ka dhënë sot detaje në lidhje me sekuestrimin e një skafi mëngjesin e së hënës në zonën e Triportit, që dyshohej se përdorej për trafikun e drogës. Mësohet se skafi ishte në pronësi të shtetasit italian me iniciale D.C., 53 vjeç, banues në Brindizi, ndaj të cilit ka nisur edhe procedimi për veprat penale “Kalim i paligjshëm i kufirit” dhe “Mosnjoftimi i autoriteteve në ngarkim të shtetasit italian”.

 

Ndërkaq burime nga Guardia di Finanza, pohuan se 53-vjeçari është person me precedent të mëparshëm penalë në shtetin italian.

KOMUNIKATA E POLICISË SË VLORËS

Vlorë, më datë 8.12.2014 rreth orëve të para të mëngjesit gjatë patrullimit të Shërbimeve të Policisë Kufitare të Drejtorisë Rajonale për Kufirin & Migracionin Vlorë në zonën e “Triportit” rreth 700 m larg molit është gjetur i braktisur një mjet lundrues tip skaf me mbishkrimin “Fiziana” 5.6 m, me flamur italian me dy motorë me nga 40 hp.
Nga këqyrja e mjetit ka rezultuar se mjeti ka qenë i çarë në pjesën e poshtme dhe i mbushur me ujë. Pak pas gjetjes se mjetit është paraqitur edhe shtetasi italian D.C., vjeç 53, së bashku me dokumentet e mjetit. Në lidhje me këtë rast nga Policia Kufitare ka filluar procedimi penal për “Kalim i paligjshëm i kufirit” dhe “Mosnjoftimi i autoriteteve në ngarkim të shtetasit Italian: D. C., vjec 53, banues Brindizi, Itali.
Gjithashtu nga shërbimet e policisë në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i mjetit lundrues tip Skaf. Materialet ju referuan organit të Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme penale. (në foto, skafi i sekuestruar nga policia)

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: