Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për katër të arrestuarit si përgjegjës të vjedhjes së armëve në bazën ushtarake në Pashalimanit në qytetin bregdetar. Katër nga personat e vënë nën akuzë janë: 52-vjeçari Lesko Ramosaçaj, 42-vjeçari Edlir Nelaj, 23-vjeçari Ervis Memsulaj dhe 25-vjeçari Ardit Ramaj. Ushtarakët akuzohen për shpërdorim detyre.
Nga baza ushtarake janë vjedhur një sasi e madhe armësh. Më poshtë lista e materialeve të vjedhura në bazën e Pashalimanit:
– 2 armë luftarake automatike model 56 me bajonetë shtizë
– 700 fishekë luftarake 7.62 mm që përdoren nga armë luftarake pistoletë TT model 54
– 3691 fishekë luftarakë që përdoren nga armët luftarake automatik blindëshpues djegës
– 40 granata dore luftarake
– 40 ndezës për granata dore luftarake
– 1 krehër hark automatik luftarake
– 1 pushkë M-4 karabinë luftarake model 14.5 me barel 5x56x45mm
– 1000 fishekë luftarake model 5.56 mm x 45 mm me majë të rrumbullakët normal
– 4 krehra rezervë për 30 fishekë luftarakë 5.56 mm.
(n.m/BalkanWeb)