Zv. ministrja e Brendshme, Rovena Voda, ishte sot e ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në News 24 ku u fol për turizmin në një prej resorteve më të mira në vend siç është ‘Prestige Resort” në Golem.


Ajo i bëri thirrje të gjithë kryebashkiakëve të rinj, që dolën nga zgjedhejt e 30 qershorit.



“U fol për pastërtinë, unë do kisha një thirrje se sapo mbaruan zgjedhjet lokale, do kisha një thirrje për kryebashkiakët e rinj që do na vijnë: Duhet angazhim maksimal edhe i tyre dhe gjithë strukturave që kemi në varësi, duhet përmirësim dhe bashkëpunim të paktën për vitin që vjen”,- tha ajo.

(BalkanWeb)