NGA ERJON SKËNDAJ*
TIRANË- Në kohën që jetojmë telefoni celular nuk është më një mjet vetëm për të folur dhe lundruar në internet. Për herë të parë përmes telefonisë Vodafone qytetarët shqiptarë mund të kryejnë pagesa korrente si drita apo ujë, të shlyejnë debi të mbartura  apo të dërgojnë para tek të afërmit e tyre me një klikim të telefonit.

I testuar me shumë sukses në Afrikë, aplikacioni më i ri i Vodafone Albania M-pesa  funksionon si një depozitë personale që mund të hapet në çdo pikë të kësaj kompanie në shumën limit 3.5 milion lekë.

“Shërbimi M-Pesa është një mënyrë e thjeshtë për të bërë transferta financiare

Kjo ka nisur në Afrikë vite më parë. E nisëm me njerëz që bënin transferta me para në dorë dhe ne krijuam një produkt që është një mënyrë mjaft e sigurt dhe e strukturuar për persona të cilat nuk kanë një llogari bankare. Dhe çfarë ndodhi nga kjo, njerëzit filluan të tregtojnë dhe të transferojnë këto para, jo duke i dhënë në dorë siç bënin zakonisht por duke i dhënë nëpërmjet celularëve”, shpjegon Dietlof Mare, Drejtor ekzekutiv i Vodafone Albania.

Në mënyrë të thjeshtuar procedura për të dërguar para virtuale dhe shlyerje pagesash nuk kërkon kosto monetare shtesë nëse abonenti që merr paratë është pjesë e rrjetit Vodafone Albania. Në rast të kundërt nëse pagesa nga rrjeti Vodafone i dërgohet një tjetër operatori telefonik dërguesi paguan një komision të vogël që gjithsesi vlerësohet më i ulët se pagesa kesh.

Po cila është procedura që ndiqet për të përfituar nga aplikacioni më i ri i Vodafone?

Në prezantimin zyrtar të aplikacionit M-pesa, Ministrja e Inovacionit Milena Harito vlerësoi arritjen teknologjike të aplikuar nga Vodafone.

Ndërsa për Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë M-pesa është mekanizmi për të luftuar informalitetin dhe pagesat kesh, duke mos i kushtëzuar të aksesohen pranë një banke për të transferuar para virtualisht.

Aplikacioni është i përdorshëm përmes çdo aparati celular dhe synon që tu vijë në ndihmë banorëve që jetojnë në zona tepër të thella dhe pa infrastrukturë bankare. Ndërkohë vetë kompania Vodafone Albania është e shtrirë me rrjetin e saj me 145 dyqane dhe pika shitje ku regjistrimi i klientit në aplikacionin M-pesa bëhet pa pagesë.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb