TIRANE

Emisioni ‘Dritare me Rudinën’  këtë  Krishtlindje ishte në burgun e grave në “Ali Dem”. Në mesin e të dënuarave ishte edhe Eva, 19-vjeçarja e dënuar për dy vite burg me akuzën vjedhje me dhunë.

Ajo tha për ‘Dritare me Rudinën” se ishte vetëm 17 vjeç kur vodhi një celular dhe u dënua me dy vite burg.

“Përshëndetje më quajnë Eva, jam 19 vjeç. Kam bërë vjedhje me dhunë . Kam qenë me shoqërinë. Isha adoleshente, vodha një celular kur isha 17  vjeç.

Ushtrova dhunë psikologjike. Thjesht ka pasur dhimbje koke dhe e kanë quajtur dhunë, të gjithë u dënuam, edhe 24 ditë dal. Do jem pranë familjes sime, do shkoj në shkollë. Ju uroj të gjithave këtu lirim sa më të shpejt”, tha ajo

Xhunga: Ça i bën një burg të miturave?
Gjonaj:
Ne jemi munduar shumë dhe me reformën që kemi ndërmarrë. Që të kemi masa të tjera. Në institucionet që mbajnë të mitur, në at të Kavajës, por edhe në burgun e grave, kemi kërkuar trajtim ndryshe për ta. Sa i përket institucionit të grave, nga informacionet që kam marrë, për veprat penale, një pjesë e mirë e tyre vijnë nga familje që kanë kaluar një traumë, një dhunë të bashkëshorti. Që është reflektuar edhe në kundërveprim.

Xhunga: Kur një grua vret, vret si një burrë….
Gjonaj:
Ne e dimë se sa komplekse janë rastet e dhunës në familje, rastet kur gratë vrasin. Nuk është e justifikueshme, pasi është vepër që nuk amnistohet. Dhuna dhe krimi seksual nuk do të amnistohet. Nuk do të gjejnë asnjë vend edhe rastet e dhunës në familje. Gratë që kanë ardhur në këtë institucion, janë gra dhe nëna. Me gjithë trajtimin që i ofrohet këtyre grave, e bën që ambienti mos të ketë ndikim. Pra që Eva mos ta përsëris krimin dhe t’i rikthehet jetës, duke mësuar një zanat.

Xhunga: Ky burgu mes pallateve kaq i vjetër..mendova se do kishte një zgjidhje tjetër….
Gjonaj:
Si infrastrukturë lë për të dëshiruar. Kemi menduar që të bëjmë një rindërtim të këtij burgu. Në mastër planin tonë, kemi menduar se institucioni i vuajtjes së dënimit të grave, të jetë më bashkëkohor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: