Në emisionin “Dritare me Rudinën” në News 24, gazetari dhe analisti Shpëtim Nazarko është përplasur me deklarata me demokratin Flamur Noka.

Teksa ky i fundit hidhte akuza ndaj mazhorancës aktuale, Nazarko e akuzoi se ai vetë kishte vjedhur vota në mes të Tiranës, në vitin 2011-të, në zgjedhjet vendore kur Lulzim Basha u zgjodh kryetar bashkie duke i zënë vendin Edi Ramës.

Nazarko: Ke vjedhur vota në mes të Tiranës në 2011, ke gojë dhe flet. Me zë dhe me figurë i ke, se ke qene edhe ministër i Brendshëm ti. Popullin budalla e dini ju. Populli s’ka ç’bën se s’ka shpresë dhe tek PS ndaj po ikin nga sytë këmbët njerëzit.

Noka: Në 2011 është numëruar vota live, ka qëndruar aty edhe ambasadori i SHBA, Arvizu bashkë me stafin e tij. Ka pasur vlerësim ai proces. Në 2011 u shenjtërua vota e çdo shqiptari.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb