TIRANË- Katër persona, dy prej tyre minoren, një i ri dhe një grua kanë përfunduar në pranga, pasi akuzohen për vjedhjen e një shume të konsiderueshme parash, në valuta të huaja dhe vendase në një banesë në kryeqytet. Sipas informacioneve zyrtare të policisë, janë arrestuar në flagrancë:
– K.P., 15 vjeç, banues në Tiranë;
– Elton Muça, 19 vjeç, banues në Zall-Dajt Tiranë;
– E.T., 14 vjeç, banues në Lanabregas Tiranë;
– Hajrije Muça, 52 vjeçe, banuese në Tiranë;

Ndërkaq po punohet për kapjen e shtetasit me iniciale D.M. Arrestimi tyre është bërë sepse në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë vjedhur banesën e shtetases N.Z., ku kanë marrë shumën e parave prej 44.700 Euro, 600$, 335.000 lekë.

Nga hetimet është dokumentuar dhe vjedhja me dhunë e shtetasit me iniciale S.C. Materialet në ngarkim të kësaj çështje dhe personave të arrestuar i kanë kaluar për hetime të mëtejshme Prokurorisë.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: