ITALI

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohen për vjedhje. Shqiptarët e moshave 27 dhe 29 vjeç janë kapur në Milano, pasi akuzohen për dy vjedhje, përkatësisht vjedhjen e një makine BMW 100 mijë euro dhe katër orëve të shtrenjta.

Hetimi për dy shqiptarët kishte filluar pas denoncimit të një polici. Njëri prej hajdutëve është kapur teksa ishte ulur në makinën e vjedhur poshtë një pallati në rrugën Palmaria, ndërsa kishte vendosur dorashka me gishtat e prerë.

Ai është arrestuar menjëherë, ndërsa tjetri ka tentuar t’i shpëtojë policisë, por është arrestuar, pasi është plagosur nga një polic. Ndërkohë, gjatë kontrollit në mjetin e vjedhur janë gjetur edhe të gjitha bizhuteritë që dy shqiptarët kishin grabitur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb