Dy të rinj janë vënë në pranga nga policia e Vlorës pasi akuzohen për vjedhjen e disa aktiviteteve tregtare në bashkëpunim edhe me dy shtetas të tjerë të cilët proçedohen penalisht në gjendje të lirë. Gjatë operacionit të koduar “MESNATA”, janë arrestuar në flagrancë, në lagjen “28-Nentori” në qendër të tregut të madh të këtij qyteti, shtetasit Erjon Baraj, 20 vjeç, dhe Endrik Kaso, 22-vjeç, të dy banues në Vlorë. Ndërsa po procedohen penalisht në gjendje të lirë shtetasit Hetem Hyseni, 51-vjeç, dhe Përparim Çela, 38-vjeç.

Gjatë hetimeve prej afro 1-Muaj, nga Policia e Vlorës është bërë e mundur zbulimi dhe dokumentimi i vjedhjeve të disa aktiviteteve tregëtare të kryera nga shtetasit e mësipër në bashkëpunim me njëri-tjetrin, konkretisht:

1. Më datë 07.06.2015, në lagjen “29-Nëntori”, është vjedhur me thyerje dyqani në pronësi të shtetasit: A.M, (sende me vlerë deri në 70.000 lekë)

2. Më datë 08.06.2015, në lagjen “Lef Sallata”, kanë tentuar të vjedhin Zyrën e Shërbimit Ndaj Klientit (kanë thyer qepenin por nuk kanë marrë asgjë).

3. Më datë 19.06.2015, në lagjen “Pavarësia”, është vjedhur me thyerje dyqani nw pronwsi tw shtetasit: B.J, (sende me vlerë deri në 145.000 lekë).

4. Më datë 27.06.2015, në lagjen “Pavarësia”, është vjedhur me thyerje, Bar “Coffee Time” nw pronwsi tw shtetasit: B.F, (sende me vlerë deri në 30.000 lekë).

5. Më datë 27.06.2015, në lagjen “Pavarësia” kanë tentuar të vjedhin Zyrën Rajonale të Tatimeve të Bashkisë sw Vlorës (është thyer qepeni por nuk kanë marrë asgjë).

6. Më datë 29.06.2015, në lagjen “Hajro Çakërri” është vjedhur me thyerje dyqani i këpucëve në pronësi të shtetases: F.RR (mallra me vlerë deri në 200.000 lekë).

7. Më datë 02.07.2015, në lagjen “Ujë i Ftohtë” është vjedhur me thyerje dyqani tip “Tabakino” në pronësi të shtetasit: A.T (ku janë marrë disa mallra me vlerë deri në 70.000 lekë).

8. Më datë 05.07.2015, në lagjen “Pavarësia” është vjedhur dyqani tip “Tabakino” nw pronwsi tw shtetasit:A.D (sende me vlerë deri në 70.000 lekë).

Materialet hetimore të kryera në kuadër të këtij Operacioni do t’i kalojnë Prokurorisë së Vlorës për veprimë të mëtejshme proçeduralë në ngarkim të shtetasve: Erjon Baraj dhe Endrik Kaso, për veprën penale “Vjedhja e kryer më shumë se një herë”.

Si dhe në ngarkim të shtetasve: Hetem Hyseni dhe Përparim Çela, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose i mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose kriminale”.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: 3 kompjutera, një sasi e konsiderueshme: atlete, kepucë, steka cigare si dhe materiale të tjera të vjedhura në dyqanet e lartpërmendura.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb