KRUJË- Vodhën energjinë elektrike, 11 banorë të Krujës dënohen nga 24 deri në 30 ditë burg. Burime nga Prokuroria e Përgjithshme, bëjnë me dije se Gjykata e Krujës ka vendosur dënimin e 11 shtetasve, banorë të një pallati në Krujë, të gjithë të akuzuar për “vjedhje të energjisë elektrike”.

Në përfundim të procesit gjyqësor, i cili u zhvillua me procedurë të përshpejtuar, gjykata dënoi me nga 24 ditë burg 6 të pandehur që ishin nën masën e sigurisë “arrest në burg” dhe me nga 30 ditë burg 5 të pandehurit e tjerë që ishin nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Ndërkohë, për një të pandehur tjetër, gjykimi po zhvillohet me procedurë të zakonshme.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: