TIRANË- Policia e Shtetit ka vijuar punën në të gjithë vendin për evidentimin e rasteve të vjedhjes së energjisë elektrike dhe vënien para drejtësisë të autorëve. Kështu mësohet se gjatë ditëve të fundit janë arrestuar 13 persona për vjedhjen e energjisë, ndërsa janë shpallur në kërkim 13 të tjerë. Ndërkohë që ndiqen në gjendje të lirë 9 persona.

Në të gjithë vendin gjatë katër ditëve të fundit kanë vepruar 132 grupe të përbashkëta Polici-OSHEE, çdo ditë. Janë kryer kontrolle të përbashkëta Polici-OSHEE në 7.659 raste. Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 34 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 34 autorë.

Gjithashtu janë ndërprerë 4.977 lidhje të abonentëve debitorë dhe 34 lidhje të paligjshme. Si dhe janë kontrolluar 194 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb