TIRANË- Policia ka vënë në pranga 8 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike, të gjithë pronarë biznesesh. Edhe kësaj jave ka vijuar puna e përbashkët e Policisë  së Shtetit dhe OSHEE-së, në të gjithë vendin për evidentimin e personave dhe rasteve të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.

Në të gjithë vendin gjatë kësaj jave kanë vepruar çdo ditë 70 grupe të përbashkëta Polici-OSHEE. Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 29 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 29 autorë.

Nga këta janë arrestuar në flagrancë 8 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike, të cilët janë pronarë biznesesh. Janë shpallur në kërkim 13 persona, ndiqen në gjendje të lirë 8 persona, si dhe ndiqet në gjendje të lirë një faturist në Shkodër. Po gjatë kësaj jave ndërprerë 2.167 lidhje të abonentëve debitorë dhe 29 lidhje të paligjshme.

 

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb