ELBASAN– Dy persona kanë rënë në pranga, pasi akuzohen për vjedhje. Burime zyrtare nga policia e Elbasanit bënë me dije se u kapën Florenc Tatoshi, 31 vjeç dhe Mit’hat Sharra, 52 vjeç, ndërsa po punohet për kapjen e shtetasit me inicialet Th.B., 32 vjeç.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur materiale hekuri në një banesë dhe i kanë shitur për skrap.

Gjithashtu në përfundim të veprimeve hetimore u procedua penalisht shtetasi me inicialet P.Q.,47 vjeç, banues në Elbasan, sepse në pikën e grumbullimit të skrapit në pronësi të tij, janë gjetur e sekuestruar materialet e vjedhura nga shtetasit e lartëpërmendur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb