KSAMIL– Policia e Sarandës ka arrestuar 2 persona në Ksamil, pasi akuzohen se kanë vjedhur karburant nga një kamion-autobot me naftë. Në pranga kanë përfunduar Edison Canaj, 31 vjeç dhe Arben Tirana, 45 vjeç, banues në Tiranë.
Të dy këta shtetas, me mjetin e tyre tip ”Skoda”, në vendin e quajtur ”Katër Valltarët”, në Ksamil kanë marrë (vjedhur), rreth 100 litra karburant nga një automjet autobot karburanti.
Shtetasit e lartëpërmendur gjithashtu rezultojnë të shpallur në kërkim nga Komisariati Nr.6 në Tiranë për veprën penale të vjedhjes. Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të tyre për veprën penale ” Vjedhja”.
(d.d/BalkanWeb)