KORÇE- ‘Arrest me burg’ për autorët e dyshuar të vjedhjes së katedrales së Korçës.

Mësohet se sot Gjykata e rrethit Gjyqësor në Korçë ka dhënë sot masën e sigurisë për Ronaldo dhe Lorenc Berberaj dhe shtetasin me inicialet R.Sh, 15 vjeç.

Tre autorët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur katedralen më 2 shtator, ndërsa akuzohen për ‘vjedhje të kryer në bashkëpunim’.

Kujtojmë se autorët dëmtuan edhe ambientet e brendshme të saj. Në një prononcim për mediat një ditë pas ngjarjes, At Ilia Kotnami u shpreh se kjo nuk është hera e parë që ndodh. Kishat dhe objektet e kultit kanë qenë pre e grabitësve edhe më parë.

At Kotnami tregoi se hajdutët kanë qëndruar në kishë gjatë meshës, dhe në përfundim të saj kanë vjedhur paratë që ndodheshin në arkë. Sipas tij, autorët kishin marrë nga arka rreth 200 mijë lekë (të vjetër).
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb