ÇOROVODË

Tre të rinj kanë përfunduar në pranga të policisë pasi dyshohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur  një makinë të tipit Benz në pronësi të shtetasit A.S, 22 vjeç, banues në Çorovodë.

Sipas policisë, të arrestuarit janë A.L, 24 vjeç, S.H, 27 vjeç, si dhe L.H, 22 vjeç. Grupi hetimor po punon  për zbardhjen e rrethanave dhe të motiveve, që çuan tre të rinjtë në vjedhjen e makinën në lagjen “Çlirim” në Çorovodë.

“Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A.L, 24 vjeç. S.H, 27 vjeç, të dy banues në Çorovodë. L.H, 22 vjeç, banues në lagjen ‘’Uznovë’’, Berat.

Arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen ‘’Çlirim’’, Çorovodë, kanë vjedhur mjetin tip Benz në pronësi të shtetasit A.S, 22 vjeç, banues në Çorovodë. mMjeti i vjedhur u gjet në një pikë skrapi në lagjen ‘’Uznovë’’ dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ‘’Vjedhje e kryer në bashkëpunim’’, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal”, njofton policia.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb