SHKODËR

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga tre persona si të dyshuar për vjedhjen e një banese një natë më parë në qytetin verior. Ata dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë thyer shtëpinë e një 60-vjeçari dhe prej aty kanë marrë para dhe një sasi bizhuterish floriri.

“Arrestohen 3 shtetas si autorë të dyshuar për vjedhje kryer në bashkëpunim. Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pas një pune operative hetimore intensive, u bë ndalimi i shtetasve ; B.F., 30 vjeç,  F. S, 29 vjeç,  dhe M.Q, 58 vjeç, të tre banues në Shkodër. Ndalimi  i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin më datë 02.03.2019, dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e një  60 vjeçari, banues ne lagjen “Vasil Shanto”,  ku janë vjedhur një sasi të konsiderueshme  lekësh dhe disa bizhuteri floriri.

Vijojnë hetimet për këtë grup pasi  dyshohet se kanë kryer edhe vjedhje të tjera banesash në qytetin e Shkodrës. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”, njofton policia.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb