Një cift francez që u kapën me 40 kg rërë në makinën e tyre të marrë nga ishulli italian Sardenja mund të përballen deri me 6 vite burg. Ata janë shprehur se donin ta merrnin rërën në shtëpi si suvenir dhe se nuk e dinin se kishin kryer shkelje. Policia ka bërë të ditur se rëra ishte futur në 14 shishe plastike.


Sardenja njihet për rërën e bardhë dhe është rreptësisht e ndaluar ta marrë atë nga ishulli. Për vite me radhë banorët në Sardenja janë ankuar për vjedhjen e aseteve natyrore, përfshirë këtu edhe rërën e ishullit. Sipas një ligji të vitit 2017, tregtia e rërës, guralecëve dhe guaskave është e paligjshme dhe zakonisht dënohet ne gjobë deri në 3 mijë euro.

Në vitin 1994, hyrja në plazhin e njohur rozë në ishullin Budelli në veri-lindje të Sardenjës u ndalua mes shqetësimeve për të ardhmen e saj. Autorietet janë të shqetësuara pasi tonelata me rërë të cmuar nga ishulli zhduken cdo vit. Turistët, kryesisht europianë përfshirë këtu edhe italian, e marrin rërën dhe e nxjerrin në ankand nëpër faqe online.


Autoritetet italiane kanë arrestuar një çift francez, pasi kishin vjedhur 40 kg rërë në Sardenja. Ata rrezikojnë të përballen deri me 6 vite burg.


(da.xha/BalkanWeb)

Etiketa: