GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 25-vjeçar për vjedhje. Sipas burimeve zyrtare është arrestuar shtetasi Vilson Rushi, banues në lagjen “Dunavat” Gjirokastër, i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje të Narkotikëve”.

25-vjeçari më 14 dhjetor në fshatin “Bularat”, Dropull ka vjedhur me thyerje banesën e shtetases I.K., 65 vjeçe. Ai ka vjedhur në këtë banesë 400 euro dhe 10.000 lekë (të reja). Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Vjedhje”. (m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb