ITALI

Një shqiptar është arrestuar në Itali pasi dyshohet të këtë vjedhur në bashkëpunim një sasi të konsiderueshme duhani. Kjo sasi duhani ishte nxjerrë për tharje nga fermerët në zonën e Maceratës.

Sipas mediave italiane, pas kontrolleve të ushtruara në pranga përfundoi shqiptari Fetah Tota, të cilit iu gjet në një furgon një sasi prej 800 kg duhan i thatë.

Sd
Sd

Policia e shoqëroi menjëherë shqiptarin dhe aktualisht ndodhet në paraburgim në pritje të marrjes së dënimit nga drejtësia italiane për veprën penale të vjedhjes.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb