SHBA- Një klient i dëshpëruar që vodhi pica për të ushqyer djalin e tij ka paguar picën 13 vjet më vonë, pasi ishte bërë një biznesmen i suksesshëm.
Përdoruesi rrjetit Reddit ‘Morgan Freemum’ ka publikuar letrën e shkruar nga klienti “debitor”.

Pica e vjedhur kushtonte 20$, por ai e ka paguar atë 54,39 $ bashkë me interesat ndër vite në shenjë pendese për aktin e kryer.

Ndër të tjera në letër thuhet: “Në 2002 unë bëra një kontroll në dyqanin tuaj. Unë po kaloja një periudhë të vështirë financiare. Isha pa para dhe kisha në shtëpi një fëmijë të uritur”.

Ai kërkon ndjesë për veprimin dhe më pas e vazhdon letrën e tij: “Unë kam punuar shumë, kam ndërtuar një biznes të fuqishëm gjatë dekadës së fundit dhe mendoj se është përgjegjësia ime që të korrigjoj këtë situatë. Shpresoj të mos jetë e vështirë për ju.”

Pronari i picerisë e ka falur atë dhe i kënaqur e ka postuar letrën në faqen e tij ku ka marrë një sërë komentesh për veprimin pozitiv.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: