KOLONJË

Disa persona të paidentifikuar kanë grabitur një sasi parash brenda një organi kulti në fshatin Kreshovë të Kolonjës. Policia ka nisur menjëherë punën për identifikim dhe më pas kapjen e autorit, i cili mori nga arka një sasi parash dhe më pas u arratis me sukses në drejtim të paditur.

Njoftimi i policisë:

Më datë 06.08.2019, gjatë natës, në fshatin Kreshovë,  dyshohet se është vjedhur një sasi lekësh në ambjentet e një objekti kulti.Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

(BalkaanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: