Historia e çuditshme vjen nga kampionati francez dhe më konkretisht nga skuadra e Nisës, ku një nga elementët më të rinj të skuadrës ka kryer një veprim të rëndë ndaj kolegut të tij, teksa i ka grabitur orën. Viktima është Kasper Dolberg, sulmues i kombëtares së Danimarkës i ardhur këtyë verë në skuadrën e drejtuar nga Patrik Vieira.

Dëmi i shkaktuar ndaj Dolbergut është plot 70 mijë euro, një shifër e çmendur kjo për një orë, ndërsa hajduti është një prej elementëve më të rinj të ekipit, Mohamed Lamine Diabi-Fadiga, që ka debutuar në ekipin e parë në moshën 16 vjeçare me ekipin e drejtuar nga Favre dhe ka luajtur disa takime me Vieiran. Jashtë nga fushat që prej prillit pas një dëmtimi në kavilje, lojtari i 18-vjeçar tashmë rrezikon shkarkimin nga klubi francez dhe një çështje disiplonore.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: