Ndërkohë që Valdrin Pjetri, i zgjedhuri i 30 qershorit për bashkinë e Shkodrës është vënë në shënjestër të akuzave të opozitës, por rrezikon të ndajë rrugët edhe me Partinë Socialiste për shkak të pasaktësive në formularin e dekriminalizimit, në administratën drejtuese të Shkodrës punon një drejtues me probleme me ligjin.

Aktualisht, Mark Molla, i cili ushtron detyrën e drejtorit të Ujësjellës Kanalizimeve që nga viti 2015, është një person i dënuar me 8 vite burg në vitin 1989 për përvetësim prone, 10 muaj për shpërdorim detyre, dhe 10 muaj për falsifikim të dokumentit zyrtar. ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ disponon dëshminë e penalitetit që vërteton dënimet në fjalë dhe se ai është rehabilituar. Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve Shkodër nuk e ka deklaruar dënimin në formularin e dekriminalizimit.


Me gjitha akuzat dhe dënimin ndaj tij, Mark Molla në kushtet kur gjykata e Shkodrës ishte djegur në vitin 1997 dhe dokumentet zyrtare mungojnë, u emërua si drejtor në bashkinë e Shkodrës pas zgjedhjeve lokale të 2015. Një vit pas emërimit KLSH, ushtroi një audit në ndërmarrjen që ai drejton dhe evidentoi disa shkelje të rënda, 4 nga të cilat lidhur me tenderit dhe procedurat e prokurimit. Kryebashkiakja Ademi nuk e mori parasysh asnjëherë raportin e KLSH për ta larguar nga detyra. Në vitin 2016 isnpektoriati i kontrollit të pasurive e dënoi Mark Mollën me 100 mijë lekë gjobë për mosdeklarim të pasurisë. Kryebashkiakja Voltana Ademi është pyetur vazhdimisht për këtë fakt dhe është mjaftuar me deklaratën “jam për zbatimin e ligjit”.
Për më tepër shihni vendimin e gjykatës, që mban datën 20/05/1961


Denimi I Molles
Denimi I Molles

(BalkanWeb)