KORÇE – Një 17-vjeçar në qytetin e Bilisht është shoqëruar në polici, pasi vodhi regjistrat e shkollës së mesme. Arsyeja që adoleshenti K.Ç. e bëri këtë ishte për shkak të numrit të madhë të mungesave.

Pas plotësimit të numrit të mungesave të pajustifikuara, 17-vjeçari duhet të përsëriste vitin shkoll e për këtë arsye kreu këtë akt.

Gazetari Mariglen Bita raporton për BalkanWeb se ngjarja ka ndodhur gjatë natës, por megjithatë policia ka mundur të veprojë në kohë dhe të sekuestrojë regjistrat e vjedhur.

I riu i kishte marrë dhe fshehur regjistrat poshtë një peme, dhe pasi është marrë në pyetje nga policia deklaroi se rrezikonte të humbte vitin.

“Më datë 31.05.2018, specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Devoll, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit: K.Ç, 17 vjeç, banues në Bilisht. Pasi shtetasi i më- sipërm dyshohet të jetë autor i vjedhjes së regjistrave të maturës së shkollës së mesme në Bilisht, ngjarje e ndodhur gjatë natës, të cilët më pas iu gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale këtij të fundit,” njofton policia.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: