TIRANE- Një 17-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se vodhi xhiron ditore të një farmacie. Ngjarja në fjalë ndodhi në Tiranë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në pranga ra i riu me iniciale R.N.

NJOFTIMI I POLICISE
Nën kërcënimin e një thike i vjedh xhiron ditore punonjëses së një farmacie. Kapet dhe arrestohet në kohë rekord nga shërbimet e policisë. Më datë 31.05.2018 Shërbimet e Policisë të Komisariatit nr. 2 arrestuan shtetasin:

– R. N. 17 vjeç, banues në Tiranë

Brenda një qendre tregtare, shtetasi R.N i ka vjedhur nën kërcënimin e një thike xhiron ditore të farmacisë, shtetases A. R., rreth 27 vjeçe (me detyrë punonjëse farmacie). Menjëherë pasi ky shtetas është larguar nga vendi i ngjarjes me sasinë e vjedhur të lekëve është njoftuar policia dhe falë reagimit të shpejt dhe në kohë rekord të shërbimeve të policisë është bërë kapja e këtij shtetasi rreth 50 metra larg vendit të ngjarjes. Materialet do t’i referohen Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit R. N., për veprën penale “Vjedhje me dhunë”, parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal.
33965535_2171481283138231_7430069916276883456_n

33967250_2171481523138207_7111245328434593792_n

34047805_2171481016471591_5751523098440499200_n

34106566_2171480749804951_4080403455879938048_n

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: