TIRANE

Disa ditë më parë u raportua nga mediat turke se djali i Almeda Abazit dhe Tolgahan Sayisman i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Vogëlushit ju desh t’i nënshtrohej një operacioni pasi iu shfaqën disa kiste në kokë. Edhe pse operacioni zgjati disa orë çdo gjë doli me sukses. Më të shqetësuarit gjatë kësaj kohe kanë qenë prindërit e vogëlushit, veçanërisht Almeda e cila, nuk e ka përballuar shumë mirë sëmundjen e djalit shkruan Who.

Burimet bëjnë me dije se gjatë kohës që djali ka qenë në sallën e operimit, Almeda nuk ka ndalur lotët. “Djalin tim e kapi syri i keq”, raportohet të ketë thënë ajo duke iu referuar faktit që muajt e fundit, i biri ishte pjesë e serialit që po xhironte bashkëshorti i saj. Urojmë që çdo gjë të ketë shkuar mirë për Almedën dhe familjen e saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: