TIRANE

Suzana Peposhi jeton në qytetin e Durrësit së bashku me bashkëshortin dhe mbesën e vogël 10-vjeçare. Vajza e saj Laureta përpara disa vitesh teksa jetonte në shtetin grek u njoh dhe u dashurua me një shtetas sirian.

Nga kjo lidhje erdhi në jetë vajza, por ai u largua dhe i braktisi te dyja. E gjendur në të tilla kushte Laureta mori vajzën e vogël dhe u kthye në shtëpinë e prindërve.

Gjyshja në studion e emisionit “Me zemër të hapur” , tregon edhe si u largua vajza në drejtim të Greqisë, kur ende nuk ishte shtatzënë me shtetasin sirian, të cilin e njohur në Greqi.

“Që të mos vuante i thamë rri te motra. Më pas iku diku tjetër. Ata janë njohur te puna ku ka punuar familja greke. Ka jetuar një vit.

Unë se kam pyetur me thënë të drejtën vetëm kur është shtruar në spital, në muajin e tretë. Ishte pa dokumenta dhe nuk e dinim nëse mund ta mbante apo do ta hiqte fëmijën. Në krye të vitit ai u largua si shkak i konflikteve. Ai nuk e ka njohur atësitë se nuk e do. Ai është martu me tjetër njeri, si duket nuk bënin fëmijë dhe donte që t’i mbushte mendjen se unë kam bërë fëmijë por vajza nuk i flet. ”- u shpreh nëna e gruas.

Edhe pse jetojnë në varferi të plotë dashuria për mbesën e vogël është e madhe. Suzana dhe  bashkëshorti i saj jane dy gjyshër që po bejnë gjithcka për vogëlushen.

Ata jetojnë duke mbledhur kanaçe të vjetra dhe hekura, të cilat më pas i shesin dhe sigurojnë ushqimin.

Megjithatë kanë një problem serioz lidhur me dokumentacionet e mbesës. Ajo nuk regjistrohet dot për shkak të një gabimi në mbiemrin e nënës. Edhe pse janë përpjekur shumë nuk kanë arritur dot t’i japin një zgjidhje. 10-vjecarja është e sëmure dhe ka nevojë për ilaçe, por ata nuk mundën dot të nxjerrin për të as librezën e shëndetit.

Suzana kërkon ndihmë që mbesa të regjistrohet e më pas të shkollohet e të marrë të gjitha shërbimet për të cilat ajo ka nevojë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb