TIRANE-Deputetja e PD-së, Albana Vokshi, tha se janë mbyllur rreth 150 shkolla nga qeveria e Ramës. Sipas saj, nuk është e vërtetë ajo që thotë qeveria se janë mbyllur shkolla kolektive, por shton se janë mbyllur ato që mbartin histori.

Gjithashtu, ajo deklaroi se shkollat janë mbuluar nga ferrat dhe shkurret, ku thekson se kjo panoramë ka zëvendësuar buzëqeshjen e fëmijëve.

Duke folur për mediat, deputetja e Partisë Demnokratike u shpreh se: “Sa është numri i nxënësve, që duhet të shpërngulen nga një shkollë në tjetrën. Sa mësues janë sot të cilët kanë eksperience në këtë drejtim, por sot i ke në rrugë. Janë 150 shkolla të mbyllura, por nuk ka fëmijë të buzëqeshur, po ato janë zëvendësuar me qen, ferra, shkurre dhe pula.
Gjendja në arsim është katastrofike, dhe kjo ka ardhur si rezultat e politikave të dështuara. Qyetetarët duke qenë kaq të varfër janë detyruar të braktisin shkollën. Nuk janë mbyllur shkolla kolektive, por janë mbyllur shkolla me histori. Janë mbyllur shkollat, të cilat janë që nga viti 1920-25 . Arsimi sot është në ditën më të zezë”-tha ajo.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb