TIRANE

Deputetja demokrate, Albana Vokshi u ka dërguar një letër institucioneve ndërkombëtare. Në letrën e dërguar Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara, Vokshi shkruan se dy projekligjet e qeverisë po ushtrojnë kontroll mbi median online dhe se janë ndërtuar pa transparencë.

“Më lejoni që me anë të kësaj letre, të kërkoj mbështetjen tuaj për ti bërë presion qeverisë shqiptare të tërheqë dy projekligjet e propozuara të censurës si dhe të bahskëpunojë me organizatat e medias, komunitetin e gazetarëve dhe organizatat ndërkombëtare për të gjetur rrugën e përmirësimit të cilësisë së medias, duke respektuar në të njëjtën kohë lirinë e medias dhe të shprehjes”, shkruhet në letrën e Vokshit për ndërkonbëtarët.

Gjithashtu në letrën që Vokshi iu ka dërguar ndërkombëtarëve shprehet shqetësimi, pasi sipas saj, qeveria po përpiqet të kapë edhe Autoritetin e Mediave Audiovizive. Deputetja e PD-së shkruan mes rreshtave se mazhoranca ka shkarkuar në formë të padrejtë dhe antiligjore një nga anëtarët e opozitës tek AMA.

 

Letra e plotë

Capture

2

3

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb