TIRANE

Gjatë fjalës së saj në seancën e Kuvendit, deputetja e PD dhe kryetarja e Komisionit Parlamentar të Arsimit, Albana Vokshi, dënoi si akt antikushtetues, hyrjen e policisë më Fakultetin Filologjik.

Vokshi bëri të ditur se gjithçka është e filmuar dhe se Ministri i Brendshëm do të mbajë përgjegjësi.

“Zoti Ministër, ky është puç kushtetues, larg duart nga studentët!Largoji policët dhe lërini ata të protestojnë. Detyra juaj e vetme është të zbatoni ligjin, të zbatoni Kushtetutën. Të respektoni dhe të garantoni çdo student, qoftë edhe një të vetëm, në të drejtën e tyre për të protestuar”- u shpreh Vokshi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: