TIRANE

Përmes një postimi në Facebook, deputetja e PD, Albana Vokshi thotë se PD zgjodhi strukturat drejtuese dhe Kryesinë e re përmes një gare të fortë dhe një procedure transparente.

Në cilësinë e kryetares së Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, Vokshi thotë se është respektuar  kuota gjinore.

“Kolegët dhe socialistët e ndershëm, me të drejtë, ankohen se Rama ka shuar çdo zë kritik, ndërsa në PD ndodh e kundërta. Basha ka garantuar mendimin e lirë dhe hapësirën për këdo. Në PD forumet drejtuese i zgjedh anëtarësia, nuk i emëron Kryetari”- thotë ndër të tjera Vokshi.

Statusi i plotë:

Partia Demokratike e Shqipërisë zgjodhi strukturat drejtuese dhe Kryesinë e re përmes një gare të fortë dhe një procedure strikte transparente. ✌️

Në cilësinë e Kryetares së LDGSH-së, përshëndes respektimin e kuotës gjinore për përfaqësimin me 30 përqind të grave dhe vajzave në kryesinë e PDSH. ?

Ju uroj shumë suksese kolegeve Jorida Tabaku, Grida Duma, Dhurata Çupi, Orjola Pampuri dhe Izmira Ulqinaku!

Votimi për Kryesinë dhe Sekretariatin e PD është një tregues i pakontestueshëm i demokracisë së brendshme në forcën tonë politike, ku ka garë të vërtetë dhe jo fasadë.

Ky është ndryshimi mes PD dhe PS, mes Bashës dhe Ramës.

Rama ka zhdukur garën në PS, e ka privatizuar atë duke e shndërruar në strehën politike të kriminelëve dhe hajdutëve. ?

Kolegët dhe socialistët e ndershëm, me të drejtë, ankohen se Rama ka shuar çdo zë kritik, ndërsa në PD ndodh e kundërta. Basha ka garantuar mendimin e lirë dhe hapësirën për këdo.
Në PD forumet drejtuese i zgjedh anëtarësia, nuk i emërom Kryetari!

Jam plotësisht e bindur se kjo do të jetë fryma që do të na udhëheqë në qeverisje nesër! ✌️✌️✌️

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb