Kryetari i Partisw Republikane, Fatmir Mediu dhe deputetja e PD-së Albana Vokshi ndodhen në SHBA për një vizitë. Ata kanë zhvilluar takime me dy kongresmenë amerikanë si dhe bashkëshorten e disidentit rus Alexei Navalny.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mediu shkruan se gjatë takimit me kongresmenët u diskutua “për situatën parazgjedhore në Shqipëri, influencën e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe përdorimit nga qeveria për qëllime të pushtetit”.

POSTIMI I PLOTË
Washington DC USA.
Dita e parë filloj me një mëngjes pune ne Capitol Hill me Kongresmenin Pete Sessions dhe Kongresmenin Keith Self.
Në këto takime bashkë me kolegen Albana Vokshi dhe n/kryetarët e PR Sention Zotaj dhe Ergys Muzhaqi diskutuam për situatën parazgjedhore në Shqipëri, influencën e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe përdorimit nga qeveria për qëllime të pushtetit.
Po ashtu u diskutua për situatën në rajon, sulmin terrorist të ditëve të fundit në Veriun e Kosovls me qëllim destabilitetin për interesa të Serbisë dhe aletaëve të saj.
Nevojën për një bashkëpunim politik dhe ushtarak të vëndeve të NATO-s në Ballkan në partneritet me SHBA, duke përfshirë dhe Kosovën për të frenuar qëllimet e Serbisë, Rusisë dhe Kinës.
Takimi me Gjeneralin Jim Jones ish komandanti Suprem i NATOs dhe Këshilltari i Sigurisë të Presidentit Obama është gjithmonë i vecantë me një mik që ka ndihmuar antarësimin e Shqipërisë në NATO dhe vazhdon të mbështes një Ballkan anëtar të NATOs i cili qëndron fort kundër ndërhyrjeve të Kinës dhe Rusisë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërsa deputetja e PD, Albana Vokshi ka veçuar takimin që ka patur me Yulia Navalnaya e cila sipas saj është shndërruar tashmë në simbol të rezistencës dhe vendosmërisë për të vazhduar veprimtarinë e bashkëshortit të saj Alexei Navalny që ndërroi jetë në burgjet ruse.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: