FIER- Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka parë nga afër sot zonat e përmbytura të Vlorës dhe Fierit, ku u takua me qindra banorë të cilët po vuajnë pasoja dramatike të shkaktuar nga reshjet e fundit.

Të dëmtuarit u shprehën se nuk kanë ende një vend ku të strehohen dhe po vuajnë nga mungesa e ushqimit dhe e ujit të pijshëm. Problem serioz është edhe mungesa e ushqimit për gjënë e gjallë, për ato që kanë mundur të shpëtojnë nga përmbytjet.

Sipas Vokshit në zonat e Novoselës, Urës së Mifolit, Darzezës, Ferrasit, Levanit, u vu re se përpjekjet e strukturave janë të pamjaftueshme. “Shpesh këto përpjekje e struktura mungojnë fare. Banorët kanë nevojë për përgjigje të menjëhershme, pasi gjendja është alarmante. Banorët janë të traumatizuar dhe janë me qindra bagëtitë e mbytura deri më tani ndërkohë që nuk ka asnjë siguri për ditët në vazhdim”, tha Vokshi.

Deputetja Vokshi ripërsëriti kërkesën drejtuar qeverisë për reagim të shpejtë dhe marrjen e masave të menjëhershme për strehim, për ushqim e medikamente, si dhe për ushqim për gjënë e gjallë.

Me dhjetëra bagëti të mbytura, që është një goditje shumë e rëndë ekonomike për familjet e përmbytura. Ende nuk ka nje strehë për banorët që janë detyruar të lënë shtëpitë. Ka mungesa ushqimi e medikamentesh. Nuk është siguruar ushqim për gjënë e gjallë. Banorët ankohen për mosndërhyrjen e strukturave të shtetit.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb