TIRANE

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi nuk kursen akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Vokshi shkruan se Rama dhe Veliaj nuk kanë asnjë plan që të përmirësojnë jetën e qytetarëve, por vetëm të sulmojnë kreu e PD-së, Lulzim Basha. Sipas ish-deputetes nëse mbahen zgjedhje në vend, me shumë mundësi kryedemokrati Basha mund të shpallet kryeministër i vendit.

Vokshi shton në postim që Rama është ortak i kriminelëve, ndërsa Veliaj e ndihmon pushtetin e krimit të pastrojë paratë e pista në kulla.

“Edi Rama dhe Erion Veliaj po sillen si fantazma politike, njëri nëpër Shqipëri, tjetri nëpër Tiranë, duke patur vetëm një alternativë për qytetarët: sulmin e shfrenuar kundër liderit të opozitës.

Paradite mbush vendin me gënjeshtra Edi i papërgjegjshmi, pasdite ndot Tiranën me të pavërteta Erjon mashtruesi.  Asnjëri nuk ka asnjë plan për të përmirësuar jetën e qytetarëve. Rëndësi ka që të sulmojnë Lulzim Bashën, sepse vetë sondazhet e tyre, tregojnë se, nëse në Shqipëri do të mbahen sot zgjedhje të lira e të ndershme, Lulzim Basha është kryeministër. Per të fshehur milionat nga taksat tona që njëri ia jep baxhanakut si kryeministër, tjetri ia jep të vëllait të tij si kryebashkiak, kampionët europianë të korrupsionit Rama dhe Veliaj, duan që, me sulme të pavërteta personale dhe familjare, me propagandë mjerane kundër Lulzim Bashës, të bëjnë që shqiptarëve t’u duken të gjithë politikanët njësoj.

Ne nuk jemi njësoj. Edi Rama është mik dhe ortak i kriminelëve, ndërsa Erion Veliaj e ndihmon pushtetin e krimit të pastrojë paratë e pista në kullat, me të cilat ka betonizuar Tiranën. Ne jemi ata që e kemi denoncuar të parët këtë pakt kriminal, e kemi luftuar edhe të vetëm ketë luftë dhe, tani, bashkë me shumicën e shqiptarëve të ndershëm, jemi në betejën finale për ta zhbërë paktin me krimin, themeli i pushtetit Rama-Veliaj.

 

Megjithatë, jo më kot thonë se çdo e keqe e ka një të mirë. Ky proces I çmendur kriminal dhe monist po bën edhe më të dallueshëm për shqiptarët llumin që ka mbuluar PS!”-shkruan Vokshi.

(Balkan Ëeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb