TIRANE– Kryetarja e Komisionit parlamentar të Arsimit, Albana Vokshi ka kërkuar një seancë dëgjimore me ministren e Arsimit Lindita Nikolla, por kjo gjë nuk është realizuar në mbledhjen e sotme. Sipas PD, ministrja Nikolla iu shmang seancës dëgjimore, pasi dje në mbrëmje njoftuar se ka një takim të papritur me ministrin e Kosovës.

“Një justifikim që nuk respekton Parlamentin, një përpjekje për t’i ikur llogaridhënies”, thuhet në reagim.

Deputetja Albana Vokshi tha se “ministrja për të disatën herë po tallet me Kuvendin, duke shmangur përgjigjet për çështjen kryesore ‘përse ka shkelur ligjin për Arsimin e Lartë, duke mos nxjerrë aktet nënligjore për zbatimin e ligjit të Arsimit të Lartë’”.

“Për shkak të shpërdorimit të detyrës nga ministrja Nikolla, pedagogët mbetën pa paga, dhe të hënën ata u paguan nga tarifat e studentëve, jo se qeveria u bë pjesë e zgjidhjes. Me refuzimin për t’u paraqitur në Komision, ministrja Nikolla po pengon rolin kryesor të opozitës, si dhe detyrën kryesore të Kuvendit, kontrollin parlamentar”, tha deputetja demokrate Albana Vokshi.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb