TIRANE- Debate janë shënuar sot edhe në mbledhjen e Komisionit të Shëndetësisë mes ministrit Ilir Beqaj dhe deputetes demokrate Albana Vokshi. Teksa ministri Beqaj prezantonte buxhetin e vitit 2017 për institucionin që ai drejton, kryetarja e këtij komisioni Albana Vokshi tha se nesër do të përballen në Prokurori.

Deputetja demokrati i kërkoi ministrit Beqaj që të pranojë se shëndetësia falas ishte një mashtrim.
“Sot me vezë dhe domate, nesër në prokurori. Besova se vezët dhe domatet e mëngjesit do ua kishin ndryshuar raportin me të vërtetën. Ju uroj suksese në jetë ashtu sikundër të rinjtë e mëngjesit”, tha Vokshi.

Nga ana e tij, ministri Beqaj tha se buxheti i shëndetësisë është 47 mld e 3 mln lekë.

“1.3 mld lekë të reja për politikat e pagave të 2017. 170 milionë lekë të reja për grantet dhe 30 milionë lekë për konvertimin e borxhit italian”, tha ministri.

Ndërkohë deputetet e mazhorancës i kërkuan kryetares së Komisionit që t’i përmbahen rendit të ditës, dhe ministri Beqaj të flasë për buxhetin.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb