Ish-deputetja e PD Albana Vokshi me anë të një deklarate për mediat nga selia blu tha se qeveria në ikje e Edi Ramës po ushtron presion mbi qytetarët për votën.

Vokshi theksoi se kjo qeveri e ndjen që është në fundin e vet dhe prandaj ushtron presion e kërcënon personelin mjekësor.

“Skema e kërcënimit të mjekëve është masive në të gjithë vendin, duke shkelur rëndë të drejtat e qytetarëve dhe duke i kërcënuar me vendin e punës. Skema është e paligjshme dhe zbatohet nga shtabet e PS, njerëz të Edi Ramës. PS detyron mjekët që të dalin në votime. Njerëzit e Ramës shkelin së paku 4 vepra penale.

Kjo është e njëjta dhunë që njerëzit e qeverisë ushtronin në Durrës, ku kishte drejtim Avdylaj dhe të tjerë kriminelë. PD u bën thirrje të gjithë mjekëve, infermierëve të mos ndjekin urdhërat antikushtetuese të qeverisë në ikje të Ramës. PD fton të gjithë mjekët që të denoncojnë çdo rast të kërcënimit. Duke denoncuar, ata mbrojnë vendin dhe familjen e tyre”, tha Vokshi.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: