Ish-deputetja e PD Albana Vokshi me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se Edi Rama nuk e do Teatrin, por dëshiron vetëm që të grabisë tokën e Teatrit Kombëtar.

Vokshi thekson se Rama është kthyer në një kumbar të mafies së ndërtimit.

  • foto galeri

Postimi i Albana Vokshit:

E vetmja e vërtetë për Teatrin Kombëtar është grabitja prej tij e 5522 metra katrorë tokë në pronësi të Teatrit Kombëtar dhe 2945 metra katrorë tokë që i takon Bashkisë Tiranë dhe institucioneve të tjera shtetërore, gjithësej 8467 metra katrorë tokë publike.

Edi Rama bëri sot të vetmen gjë që di të bëjë më mirë: të mashtrojë për të mbuluar vjedhjen.

Faktet e renditura në video tregojnë se ai është kumbari i mafias së ndërtimit. Është e qartë se ai nuk do Teatrin. Ai do tokën e Teatrit dhe tokën publike për t’ia dhënë kompanisë që vetë ka caktuar për një projekt nga ku fitimet janë 200 milionë euro.

Fakti që kumbari i mafias së ndërtimit refuzon të presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, është tregues se projekti i tij kriminal nuk ka lidhje artin, nuk ka lidhje me një teatër modern, por është një vjedhje e madhe.

#MbroTeatrin

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb