Kryetarja e Komisionit hetimor për Koncesionet në Shëndetësi Albana Vokshi refuzoi dje që ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj të flasë para Komisionit dhe të lexojë deklaratën paraprake të mbrojtjes së tij, siç e cilësoi një prezantim në powerpoint.
Ajo i kërkoi disa herë ish-ministrit të japë deklaratën e tij dhe më pas t’iu përgjigjet pyetjeve të deputetëve, megjithëse kjo gjë është kundërshtuar edhe nga deputetët socialist.
Ndërkohë Beqaj ka shkuar sërish sot në Kuvend, por me një “plan b”. Në vend të prezantimit me powerpoint, ish-ministri ka marrë një set me foto nga gjendja e spitaleve para koncesionit të sterilizimit, pra në vitin 2013.
Beqaj ka pergatitur këto foto që synon t’i përdorë gjatë deklaratës së tij në komisionin hetimor, duke zëvendësuar prezantimin me powerpoint nëse nuk do pranohet ta bëjë një gjë të tillë.
(BalkanWeb)