TIRANE– “Jeni urdhëruar nga Rama për të bërë një show dhe për të na bërë si ‘koka turku’ për t’u afruar me BE”. Kjo ka qenë akuza e njërit prej të arrestuarve gjatë mega-aksionit për operacionin ‘Vol-Vo 4’, sot në sallën e gjyqit tek Krimet e Rënda.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për ‘BalkanWeb’ se Genc Zeneli lëshoi akuza të ashpra kundër prokurorëve të cështjes, ndërsa tha se të gjithë të arrestuarit ishin ‘koka turku’, për të plotësuar kushtet e qeverisë për të qenë pjesë e BE. Kujtojmë se Zeneli është i arrestuar si pjesë e të ashtuquajturës ‘Banda e Ndokës’ që akuzohet se tjetërsoi tokat në zonën e ‘Ranës së Hedhun’.

Lala dha edhe një tjetër detaj të rëndësishëm edhe faktin se Zeneli rezulton sipas një kontrate fiktive shit-blerje prone të jetë i martuar me shtetasen Lule Zeneli, ish punonjëse hipoteke gjithashtu e arrestuar në kuadër të organizatës kriminale, por në të vërtetë ata nuk janë bashkëshortë.

Sipas prokurorisë ka dyshime se ky fakt është bërë për të kaluar lehtësisht një sipërfaqe toke nga njëri bashkëshort tek tjetri.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb